“Ju do na mungoni”. Kështu deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk duke iu drejtuar Britanisë së Madhe, fill pasi mori letrën ku Londra njoftonte fillimin e Brexit-it.
“Nuk ka asnjë arsye për t’u dukur sikur kjo është një ditë e lumtur, as për Brukselin as për Londrën”, tha Tusk me anë të një deklaratë të shkurtër në Bruksel.
“Pothuajse gjysma e britanikëve kanë votuar për të qëndruar në Bashkimin Evropian më 23 qershor”, theksoi ai.