Filmat e animuar me metrazh të gjatë, të cilët janë më të hershëm, por  shumica e njerëzve vazhdojnë t’i shohin edhe sot, kishin shumë elementë që i bënin tërheqës. Këto filma përmbanin detaje të hollësishme, lëvizje të mrekullueshme  dhe ishin të pasur me ngjyra, melodi të bukur, personazhe të këndshëm të mbushur me magji ose personazhe mitologjikë.

Filmi i parë i animuar me metrazh të gjatë ishte një nga klasikët e Disney't : “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët, i cili u shfaq për herë të parë më 21 dhjetor të vitit 1937. Që të realizohej ky film u deshën plot katër vjet dhe kushtoi 1.5 milion dollarë.

Në vitin 1938 “Borëbardha me shtatë xhuxhët “ ishte filmi i animuar që mblodhi më shumë të ardhura duke kaluar shifrën 8 milion dollarëve. Ky film u financua nga suksesi i mëparshëm i filmit të animuar me metrazh të shkurtër “ Tre derrkucët, 1933”. Me këtë Disney arriti në një tjetër dimension të zhanrit të filmit të animuar. Disney përdori një kamera shumëplanëshe, të cilën e kishte përdorur edhe më parë në realizimin e  serialit “Silly Symphonies”, ku mori edhe çmim Oscar.

Duhet theksuar se një film tjetër me metrazh të gjatë  i cili është verifikuar, u krijua rreth 10 vjet më parë se “Borëbardha me shtatë xhuxhët” nga krijuesi gjerman i filmave të animuar Lotte Reiniger. Filmi titullohej “Aventurat e Arkimedit”.

M.P.