Kur bëhet fjalët për harxhimin e parave, sipas ekspertëve dominojnë këto 3 shenja të horoskopit.

Bëhet fjalë për: binjakët, luanin dhe shigjetarin. Ata njihen si njerëzit që shpenzojnë më shumë, në krahasim me shenjat e tjera.

  1. Binjakët

Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

  1. Luani

Nëse një Luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një Luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë  me çdo kusht. Një Luan dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

  1. Shigjetari

Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë.

Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim./intv