Paniku ka mbërthyer Amerikën, pasi mëngjesin e kësaj të marte një person dyshohej se kishte pasur në kontroll një bombë pranë Shtëpisë së Bardhë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave të sigurisë ku kanë bërë të mundur rrethimin e zonës, ndërkohë që presidenti Donald Trump ndodhej brenda në Shtëpinë e Bardhë.
Shërbimet sekrete amerikane konfirmuan përpara orës 11 të mesditës, me orën lokale, se po hetonin mbi një pako të dyshimtë pranë kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.
Raportuesit e medieve u mbyllën në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zona “North Lawn” u spastrua urgjentisht. në mënyrë që snajperët të mund të mbërrinin shpejt dhe të kishin pamje të qartë përreth vendngjarjes.
Shërbimet sekrete kanë përdorur një robot për çaktivizimin e bombave, në mënyrë që të shihnin se çfarë përmbante pakoja e dyshimtë.