Një 50-vjeçar është arrestuar sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia e Vlorës bën me dije se i akuzuari është dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Vlorës.