Lulet e petunias dekorojnë ballkonet tona nga marsi deri në shtator. Para se të vendosni se kujt t’i dhuroni një lule të tillë, zbuloni më poshtë kuptimin e saj.

Petunia është një bimë që vjen nga Brazili që dhe që rritet me shpejtësi. Lulet e saj mund të jenë në ngjyra të ndryshme, nga e verdha tek e kuqja dhe nga e bardha tek lejlaja e errët.

Petunia është një lule që përshtatet shumë mirë në vazo dhe ka një lulëzim shpërthyes. Është pikërisht ky lulëzim që e bën petunian simbol të dashurisë që nuk mund të fshihet.

Në Mesjetë lulet e petunias i dedikoheshin Shën Marisë dhe mbilleshin në kopshte për të ftuar njerëzit drejt lutjes. Nuk është e rrallë për shembull që në Itali të shikosh lule të petunias rreth statujës së Shën Marisë.

Por në të shkuarën, në Anglinë e periudhës viktoriane, ngjyrat e ndezura dhe lulëzimi i petunias shiheshin si të lidhura me përhapjen e kolerës.

Po ashtu periudha e gjatë e lulëzimit të kësaj luleje shihej dikur si mbajtje mërie nga dhuruesi i petunias ndaj marrësit.

Por këto kuptime negative janë mundur nga ato pozitive dhe sot e kësaj dite lulja e bukur e petunias lidhet me dashurinë. 

Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shikoni disa prej petuaniave me ngjyra nga më të larmishmet. 

Burimi: Lei Tv

Përshtati: R.O.