Këtë të martë vendi parashikohet të mbetet në ndikimin e masave ajrore me origjinë jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta në territor.
Sipas MeteoAlb, këto kushte atmosferike vijojnë thuajse gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë vetëm zonat veriore dhe skaji juglindor ku pas mesditës do ketë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 9°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.





