Ermal Mamaqi ka publikuar në Instagram një foto të një vajze që vuan nga anoreksia që e krahason me një nga vajzat e stafit të tij, Rashel. “Si i ndryshon jeta njeriut nga një program”, shkruajti ai në aspektin komik për të treguar format e personazhit në emisionin e tij.
Një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë kritikuar shumë për faktin se ka prekur privatësinë e një vajze që vuan nga një sëmundje shumë serioze.
“Turp të qeshësh me sëmundjen e tjetrit thjesht për vëmendje, nuk bëhet shaka me sëmundjen e tjetrit”, shkruajti një ndjekëse, e shoqëruar nga shumë të tjerë që flasin seriozisht për faktin se një gjë e tillë nuk i ka bërë aspak për të qeshur.