Tetë nxënës të shkollave të mesme kanë vdekur pasi janë goditur nga një ortek dëbore në Japoni, në një qendër skijimi.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në pushimoren Nasu Onsen, të prefekturës Toçigi në Japoni.
32 nxënës dhe mësues të tjerë kanë arritur që të shpëtohen nga ekipet e zjarrfikësve, ndërsa në zonë kanë qenë rreth 70 njerëz në kohën e incidentit.
Moti i keq ka vështirësuar punën e ekipeve emergjente në përpjekjen e tyre për t’i kërkuar nxënësit.
Nasu Onsen Family – zona e skijimit, gjendet në malin e Nasut rreth 200 kilometra në veri të Tokios.