Në familjen e dy të moshuarve ku dha lejen e fundit të legalizimit për zonën e Selenicës, kryeministri Rama foli edhe për një poezi erotike që kishte krijuar duke u frymëzuar nga karamelet Zana, në kohën e komunizmit, për të cilën për pak i kishin thyer notë në sjellje.
RAMA FLET PËR POEZINË EROTIKE
“Kam bërë një poezi për karamele Zana, kanë qenë duke më thyer notën në sjellje. Një poezi erotike për karamele Zana për pak më thyen notën në sjellje. E mbaj mend po nuk e them këtu tani, megjithëse nënës ia them në vesh se gjyshet kanë më shumë humor se gjyshërit”,- shtoi ai.