Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadrin e mbështetjes profesionale të mësuesve dhe fëmijëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, organizoi në qytetin e Durrësit trajnimin dy ditor për këta mësues. Rreth 100 mësues nga komunat shqiptare në Serbi, përkatësisht nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci janë pjesë e këtij trajnimi nga fushat e gjuhës shqipe, historisë, gjeografisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Agim Leka këshilltar i Ministrisë së Arsimit tha se mësuesi është në sfidë dhe nuk mund të ecet më me analiza klasike, me koncepte të ngurta përvetësimi i historisë dhe shkencave të tjera.  

Gerti Janaqi drejtor i Institutit të Zhvillimit të Arsimit  tha se është hera e parë që mblidhen 100 mësues për zhvillimin e tyre profesional. Është kryesore forcimi i marrëdhënieve mes mësuesve. Po punohet në katër drejtime për gjuhën shqipe si ka evoluar dhe fokus i veçantë i jepet historisë së popullit shqiptar.

K.H.