Fqinjët e Ivanka Trump ankohen për të dhe familjen e saj. Ankesat e banorëve janë për plehrat, parkimin në rrugë dhe prezencën e madhe të sigurimit.
Fqinjët e Ivanka Trumpit, burrit të saj Jared Kushner dhe 3 fëmijëve të saj thonë se trotuaret janë mbyllur, parkingu publik është mbushur dhe se familja dhe stafi i saj nuk janë interesuar për të mësuar orarin e largimit të plehrave jashtë shtëpisë së tyre 5.5 milionë dollarëshe.
"Ata e kanë shkatërruar lagjen”, tha Marietta Robinson për Associated Press.
Shtëpia në lagjen Kalorama u ble në muajin dhjetor nga një kompani e cila e ka dhënë me qera për çiftin Kushner dhe Trump të cilët u zhvendosën pas inaugurimit të babait të saj, presidentit Donald Trump. Të dy punojnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë.