Përkundër humbjes 20, trajneri i kuqezinjve Giani De Biazi është i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri kundër Italisë. Në një prononcim për TVSHnë pas ndeshjes së luajtur në Palermo, tekniku italian bëri këto komente:
“Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë.
Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli. Ishim të organizuar, nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi.
Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do të kisha mundësi.
Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tre rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2”.