Një 32-vjeçari shqiptar me iniciale E.M., banues në kryeqytet, ka bërë kallëzim një ditë më parë në policinë e Tiranës për zhdukjen e 7700 eurove.

Ai është shprehur se ka udhëtuar në datën 9 mars nga Rinasi në Milano, me një linjë ajrore, por më pas konstatoi se në valixhen e tij mungonte shuma e parave.