Një krijesë e çuditshme që duket si gjarpër me dy koka po habit përdoruesit në internet. Ai u zbulua nga 46-vjeçarja Lujas Eroles, në kopshtin e shtëpisë së saj në Spanjë. Është rreth 10 centimetra i gjatë me lëkurë gjarpri e sy të mëdhenj.

Ula kokën poshtë dhe vura re këtë kafshë të çuditshme. Më kapi frika vetëm nga ideja që mund të ishte helmues”, tha gruaja, e cila shpjegoi gjithashtu se nuk kishte parë kurrë më parë një gjë të tillë.

Sipas saj, krijesa dukej fiks si gjarpër dhe sytë i kishte tejet të çuditshëm. Në fakt rezultoi se bëhej fjalë për një lloj krimbi.