Së shpejti pritet të zhvillohet turneu Masters i golfit në Augusta National (6-9 prill), aty ku do të luajnë më të mirët e këtij sporti. E mes tyre mund të jetë edhe 23-vjeçari Grayson Murray, që për të siguruar një biletë për në Masters i duhet të fitojë fazën kualifikuese. Ai ka premtuar se nëse do të arrijë të kualifikohet për në finalet e Masterit do të marrë si asistente (caddie siç njihet në golf) aktoren e filmave porno Lindsey Pelas, mjaft e njohur në Amerikë.
Aktorja e filmave porno Lindsey PelasMurray, në një postim në faqen e tij zyrtare në “Twitter” shkruajti: “Lindsey, nëse unë fitoj javën tjetër në Houston, a do të bëhesh asistentja (caddie) ime në turneu Masters?” Lindsey Pelas është një fanse e çmendur e sportit të golfit dhe iu përgjigj ftesës së sportistit me një “sigurisht”. Menjëherë ka ardhur komenti tjetër i golfistit, që tha: “Tani jam më i motivuar se kurrë”. Të gjithë bëjnë tifo për golfistin Grayson Murray që të fitojë në Houston (më 30 mars) dhe fansat të shohin nga afër një ikonë të filmave pornografikë.