Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Bufon, i trembet Shqipërisë dhe sipas tij, këtë nuk e pranon vetëm sepse është fraza standard që mund të thuhet në raste të tilla.
“Ekziston shumë respekt dhe frika e duhur për ndeshjen e nesërme, nuk është retorikë, Shqipëria është një kombëtare e cila në dy vitet e fundit ka pasur një proces rritjeje të ndjeshëm, shumë të fortë, duke e treguar edhe në Europian. Është një skuadër që duhet ta kemi frikë, duke qenë të ndërgjegjshëm për aftësitë tona dhe për atë që po bëjmë tani”, deklaroi Bufon në konferencën e sotme për shtyp.
Fakti që ekipe të vogla si Shqipëria kanë bërë emër së fundmi, gëzon Bufon, i cili mendon se kjo bën më të bukur lojën e futbollit dhe rivalitetin në fushë.“Për atë që mund të thuhet për futbollin, mendoj se tani është padyshim më e i bukur dhe konkurrues. Progresi që është bërë sidomos nga ish-skuadrat ‘dyshek’ , i bën ndeshjet më tërheqëse dhe më të bukura”, deklaroi ai.