Italia shënoi 110 viktima të tjera si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, shifra që po tregojnë përmirësim nga dita në ditë.

Pas 107 mijë testimesh të kryera, 2490 prej tyre rezultuan pozitive për virusin Sars Cov-2.

Lajme të mira vijnë dhe nga spitalet ku vijon ulja e numrit të pacientëve në terapitë intensive dhe pavionet e tjera Covid.