Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër. Një 75-vjeçar ka ndërrur jetë në spital, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që numri i të plagosurvë është rreth 40.
Jetët e humbura në këtë tragjedi janë 48-vjeçari Keith Palmer, oficeri i policisë i cili u godit për vdekje me thikë nga Masood. Turisti amerikan Kurt Cochran, 54 vjeç dhe mësuesja spanjolle Aysha Frade, të cilët humbën jetën si pasojë e përplasjes me makinë të mërkurën.
Njeriu i cili kreu sulmin terrorist në Westminster është identifikuar nga policia si Khalid Mesudit. Autori i cili u qëllua për vdekje nga policia, nuk kishte qenë objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por ka pasur një sërë dënimesh të mëparshme.
Hetuesit besojnë se kohët e fundit, ai jetonte në West Midlands dhe se ishte i njohur për një numër pseudonimesh.
Grupi i Shtetit Islamik ka deklaruar se qëndron prapa këtij sulmi.