Dekreti i flukseve 2017 ka vënë në dispozicion 17 mijë kuota hyrjesh për punonjës sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për periudha të caktuara për bujqësinë, e sektorin turistik.
 
Punonjësit sezonalë që përfshihen në këtë thirrje janë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia.
 
Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.
 
Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e Ministrisë së Brendshme : https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për t’i nisur kërkesat duhet pritur data 28 mars.
 
Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) në vijim ofrojmë një udhëzues të shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.
 
-Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:
 
-Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”
 
-Sistemi do të të nisë në e-mailin tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin
 
-Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”
 
-Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”
 
-Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C
 
-Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin
 
-Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin
 
-Dhe të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm
 
-Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit
 
-Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit
 
-Shkruaj vendin e punës dhe ku do të strehohet punonjësi
 
-Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës
 
-Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin) ( Sipas portalit Shqiptari i Italise)
 
-Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën.

/ ATA /