Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.
Tashmë emri i asit argjentinas është një brand, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore.
Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”.
Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë. Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet europiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh.
Sekuestrohet 1.4 ton kokainë “Leo Messi”, me vlerë 80 milion euro
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
25-vjeçarja konsumoi fostoksinë dhe ndërroi jetë/ Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, ja çfarë iu gjetën në trup
Mbi 2 mijë biznese të reja në shkurt 2026, rritje e aplikimeve në QKB
Të shtënat me armë gjatë aksionit për kapjen e mikut të Licëve, zbardhet dëshmia e shoferit: Barushi më ngriti dorën në rrugë dhe e mora, nuk e dija që…
Mbajtja e sekreteve mund të dëmtojë shëndetin mendor





