Një masakër e vërtetë ekologjike ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit. Plot 20 ton peshq të llojit gjuc kanë ngordhur në liqenin e Fierzës.
Bëhet me dije se peshqit kanë ngordhur si pasojë e gjuetisë me lëndë plasëse dhe se ato gjenden në 10 km vijë të bregut të liqenit, nga ura e Drinit të Zi tek ura e Drinit të Bardhë.
Specialistët duke theksuar se kjo është masakër ekologjike, janë shprehur se kjo është ngordhja më masive e peshqve që ka ndodhur ndonjëherë.