Një ditë më parë mediat dhe portalet online kanë folur për një lidhje të mundshme mes reperit Noizy dhe bukuroshes Rashel Kolaneci të cilën e shihni çdo të shtunë përkrah Ermal Mamaqit në ‘Xing me Ermalin’.
Shkak për këto zëra u bënë disa foto të Noizy-t në Venezia dhe të Rashelit po në Itali, duke aluduar se ata kishin bërë një ‘arratisje romantike’ në qytetin e gondolave, por e kontaktuar nga ‘Xing.al’, Rashel ka hedhur poshtë çdo zë të mundshëm mbi një lidhje me reperin.
“Asgjë nuk është e vërtetë, unë ndodhem në Padova, qytet tjetër italian dhe kam ardhur këtu me familjen!”, thotë Rashel për ‘Xing.al’, e në fakt duke qenë se bukuroshja është vetëm 17 vjeç, ajo nuk mund të udhëtojë jashtë vendit pa njërin prej prindërve ose pa një prokurë të veçantë prej tyre.