U ka rënë në sy të gjithëve me stilin e veҫantë në veshje, elegant, sportiv apo casual, Arion Muҫa di të kujdeset shumë për veten dhe kjo nuk është e vështirë të kuptohet.
Por Arioni vjen nga një familje stilistësh. Ai është djali i stilistes së njohur Jona Muҫa, e cila i ka edukuar atij dhe Frensit, motrës së tij, pasionin për të bukurën.
Nuk ka qenë vetëm ekrani që e ka “detyruar” të kujdeset për veten dhe për imazhin e tij, por edhe Jona Muça, e ëma, e cila prej vitesh ushtron profesionin e stilistes.
Duke u marrë me veshjet që në fëmijëri, edhe në kujdesin e prindërve, moderatori Arjon Muça tregon për “Rudina” se ka vendosur që të hapë një linjë veshjesh të dizenjuara nga vetë ai: “Jam akoma në hapat e parë të kësaj pune, por dua që ta vazhdoj, sepse të dizenjosh është vërtet një profesion i vështirë në Shqipëri dhe kërkon impenjim…”
Prej kohësh, Arjoni ka nisur të praktikohet dhe të mësojë nga Jona, e ëma, dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë profesionin e saj në një profil më modern. Edhe pse është në hapat e pare të dizenjimit, prerjes dhe qepjes së një fundi, një bluze, një këmishe apo veshjeve të tjera të thjeshta, Arjoni beson se pasioni dhe puna do ta çojnë në një nivel tjetër së shpejti.
Nga familja Muça, edhe motra e tij, Frensi, merret prej kohësh me stilimin e veshjeve: “Frensi është më e mirë se unë, ajo ka kohë që merret, stilon vazhdimisht”, – tregon Arjoni për të motrën.
“Zero Nero” është tashmë një linjë për të cilën kujdeset vetë Arjoni. Linja e re ofron materiale me cilësi maksimale dhe për këtë garanton të gjithë ata që do t’i zgjedhin veshjet e tij. Për më tepër, ka edhe kontrollin e Jonës, ndaj nuk mund të bëjë shaka për mbiemrin Muça. /Revista Class/