Një shpërthim masiv ka ndodhur në një depo municioni në lindje të Ukrainës. Sipas mediave vendase, janë evakuar rreth 20 mijë persona nga Balakleya në rajonin e Kharkovit të Ukrainës. Mësohet se kjo depo municioni është më e madhja në vend.

Shpërthimi ka shkaktuar koas të madh duke bllokuar trafikun, pasi shumë makina janë nëpër rrugët e qytetit dhe qytetarët janë në panik për shkak se në depo ka shumë municione.

Anatoly Matios, zyrtari i lartë  i ushtrisë tha se shpërthimi ka ndodhur në magazinat ku gjenden municione të artilerisë së rëndë, si predha, tanke dhe raketa. Sipas tij, në depo janë gati 140,000 tonë municione të depozituara.