Është mbajtur në Durrës konferenca “Emigrimi në kohët moderne. Sfida dhe pasojat”, me qëllim trajtimin e problematikave dhe shkaqeve të emigrimit të shtetasve shqiptarë drejt vendeve europiane.
Kohët e fundit është rritur me shpejtësi alarmante numri i shqiptarëve që lënë vendin për të shkuar drejt Gjermanisë.
“Statistikat tregojnë se shifrat e të larguarve janë alarmante, në një kohë paqeje. Tendenca është emigrimi drejt vendeve europiane dhe kryesisht drejt Gjermanisë. Duhet të përpiqemi të integrohemi në Bashkimin Europian dhe jo të larghohemi nga vendi ynë”- tha Jonida Smaja koordinatore programi e organizatës gjermane“Friedrich Ebert Stiftung”.
Më tej ajo u shpreh për “Durrës Lajm” se papunësia është një nga shkaqet kryesore që i shyn të rinjtë të emigrojnë.
Problematike është situata edhe për shqiptarët e kthyer nga Gjermania që lanë shkollën, punën e gjithçka kishin për të ikur drej një të ardhme më të mirë, por që u gjenden përballë vështirësive të mëdha sociale e ekonomike kur u kthyen.
R.O.