Opinionisti Olti Curri, njëherazi, një nga blogerët më të ndjekur në Shqipëri, ia ka dalë deri më tani ta mbajë larg medieve jetën e tij private.

Megjithatë, ai është pyetur në “InTv” nga Kelvi Kadilli dhe nuk ka nguruar ta pranojë para publikut një fakt tejet privat. “Po, kam të dashur”, është shprehur Olti, por “ajo” mbetet ende e pazbuluar, shkruan “NewsBomb”.

Faktin që Oltin e shohim gjithnjë të rrethuar nga vajza të bukura e të njohura për publikun, na bën të mendojmë se e tillë është edhe e dashura e tij.