Shtatë muaj më parë, Angelina Jolie dhe Brad Pitt tronditën botën me lajmin se ata, të njohur ndryshe si çifti i ëndrrave, janë ndarë. Dhe jo një ndarje dosido, po një ndarje nga ato të hidhurat me përplasje ligjore e me luftë për kujdestarinë e fëmijëve, që tronditën mediat dhe adhuruesit e tyre. Mirëpo, gjëra duket se po fillojnë të ndryshojnë dhe sipas revistës “People”, Angie dhe Brad po rregullojën marrëdhënien e tyre të krisur keqazi.
“Ai është shumë i lehtësuar që gjërat nuk po bëhen më publikisht.”– tha një burim pranë aktorit. Burimi gjithashtu theksoi se Brad e ka vlerësuar gjithnjë Angelina-n si një nënë të mirë dhe shpreson që çdo gjë mes tyre të zgjidhet për të mirën e fëmijëve. Tashmë duket se gjërat po shkojnë vërtet në këtë drejtim. Thuhet se 52-vjeçarit tashmë i lejohet të kalojë më shumë kohë me 6 fëmijët e tij dhe ai është shumë i lumtur për këtë.