Një oficer policie është therur me thikë në Parlamentin britanik në qendër të Londrës, teksa rreth 12 persona raportohet se janë plagosur jashtë parlamentit.
Lajmi bëhet i ditur nga “BBC”, e cila citoi liderin e komuneve, David Lidington, tek thotë se agresori i oficerit në parlament ishte qëlluar nga policia. Ndërsa “Reuters” tha se “12 persona janë plagosur në Urën e Westminsterit” pas të shtënave që u dëgjuan jashtë Parlamentit britanik.
Stafit të parlamentit i është kërkuar të qëndrojë brenda zyrave.
Kryeministrja Britanike Theresa May është parë teksa futej me shpejtësi në një Jaguar të bronztë në kohën që u dëgjuan të shtënat.
Transporti publik i nëndheshëm në Westminster është bllokuar pas urdhrit të policisë.
“CNN” raportoi se Policia e Londrës po e trajton sulmin si terrorist deri sa të provohet e kundërta.