Jeta për Jennifer Lopez nuk ka qenë gjithmonë një shkëlqim i përsosur.

Prapa në kohë, kur ajo ishte një balerinë që po përpiqej t’ia dilte mbanë, punët ishin shumë të vështira për të. Dhe në atë kohë, ish e pasmja më e bukur në Hollywood thotë se hante gjithmonë vetëm një ushqim ndërkohë që përpiqej të mbijetonte: pica. Pica nuk duket se është ndonjë sakrificë e madhe, por ylli 47 vjeçar tregon se jetonte vetëm me “një copë pica në ditë”. Një histori vërtetë tronditëse, por diçka e tillë vazhdoi për disa vite deri sa J.Lo ia doli të sigurojë punën e saj të parë të madhe. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, ajo përsëri ia dilte të ishte një yll i vërtetë. Shihni lëvizjet e saj në spektaklin “In Living Color”, ku ajo futet në skenë rreth minutës 2:28. Në min 3:10 keni edhe një farë Jamie Foxx. Ndiqeni se ku i dihet, ndoshta mund edhe të fitojë një Oscar… /InTv/