Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka qenë e pranishme mbrëmjen e shkuar në Festën e Mikpritjes Durrsake, në teatrin “Aleksandër Moisiu”. Kjo është dalja e saj e parë në skenë që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Besnik Kasës, disa ditë më parë.

Këngëtarja ka prekur publikun kur është ngjitur në skenë dhe ka kënduar këngën e perferuar të bashkëshortit “Një jetë me ty”.

“Të dashur miq, përpara pesë ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja e parë publike pasi ka ndodhur kjo. Jeta kështu është, jeta do të vazhdojë. Kam dashur të qëndroj larg vëmendjes së medias. Sepse ashtu më thoshte dhe ai, gëzimin ndaje me të tjerët, hidhërimin mbaje për vete. Sot do të këndoj një këngë që ai e ka dashur shumë. Këngën “Një jetë me ty””, ka thënë ajo e emocionuar.

 

Një jetë me ty…

A post shared by Irma Libohova (ilibohova) on