Reperi Noizy prej ditësh ndodhet në Venecia për disa ditë relaksi.

Ai ka postuar në rrjetet sociale momente nga ky udhëtim, por asnjëherë nuk ka treguar personin që e shoqëron.

Ndërkohë një burim ka thënë për “Express” se Noizy gjendet në një hotel në Venecia i shoqëruar nga kampionia e KikBoxere, Rashela Kolaneci. Personi që ka kontaktuar “Express” gjendet në të njëjtin hotel me reperin. Ndërkohë dyshja ka publikuar foto në Instagram nga i njëjti qytet, ndonëse në vende të ndryshme.

Ai  ka marrë në telefon te hoteli në dhomën e tij që të zbresë poshtë për të bërë një foto, por i është përgjigjur vajza Rasheli.

Pasi ka folur me Noizyn ai i ka pohuar se është i shoqëruar nga  familjarë.

 Kujtojmë se Noizy dhe Rashel janë takuar edhe në emisionin  e “Xing me Ermalin” ku janë ndeshur bashkë në kickbox.