Ajo është konsideruar si një prej tifozeve më seksi të Kombëtares shqiptare gjatë Kampionatit Evropian që u mbajt verën e kaluar në Francë. Rike Roçi dhe fotot e saj kanë bërë xhiron e mediave evropiane atë kohë, ndërsa tani ajo është vënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të ndeshjes Itali-Shqipëri, që do të luhet më 24 mars.
Bukuroshja shqiptare prej kohësh jeton dhe punon në Itali, por asnjëherë nuk ka mohuar origjinën e saj dhe dashurinë që ka për vendin. Për këtë arsye mediat italiane e kanë konsideruar atë një kundërshtare për t’u njohur.
Duket sikur ajo është vënë para një dileme të madhe. Për kë do bëjë tifo?
E pyetur nga opinion.al ajo ka thënë se nuk asnjë lloj dileme.
“Normale që do bëj tifo për Shqipërinë!”- shprehet ajo.
Ndër të tjera modelja është shprehur se për shkak të angazhimeve me punë ende nuk e ka vendosur nëse do të udhëtojë drejt Palermos për të ndjekur nga afër Kombëtaren.
“Nëse nuk do shkoj dot në stadium, ndeshjen do e shoh me familjen dhe shoqërinë.”- thotë ajo.
Por çfarë atmosfere mbizotëron në rrethin e saj shoqëror dhe si e parashikojnë miqtë e saj italian këtë sfidë?
“Ata janë shumë të bindur që do fitojë Italia. Unë shpresoj për Shqipërinë, por edhe Italinë e dua shumë. Se është vendi ku unë jetoj dhe jam rritur. Edhe barazim 1-1, nuk do ishte keq”- shprehet ajo për opinion.al.
Na mbetet të presim për të parë rezultatin e ndeshjes…