Kënga “Nëntori” i Arilena Arës, me të cilën u mori pjesë një vit më parë te “Kënga Magjike” duket se po bëhet hit edhe jashtë kufijve. Këngëtarja ka arritur një rekord në klasifikimet e këngëve më të kërkuara në Rusi.
Kënga renditet e katërta në listën e këngëve më të kërkuara në “Shazam”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur kompozitori Darko Dimitrov duke postuar top listën e këngëve nga “Shazam” ku figuron edhe “Nëntori”.
Kënga u pëlqye shumë nga publiku që e renditi Arilenën të tretën në “Këngën Magjike”.