Kryetari i LSI-së Ilir Meta, mori pjesë në një takim në një aktivitet festiv të organizuar nga të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të qytetit të Fierit, ku ishte i pranishëm edhe aktori i humorit Bes Kallaku.
Në këtë foto që ka qarkulluar masivisht në media, Ilir Meta dhe Bes Kallaku duken teksa qeshin me të madhe, dhe gjëja e parë që të shkon në mendje është ndonjë batutë e aktorit Bes Kallaku.
“Newsbomb” zbuloi historinë pas fotografisë, pasi kontaktoi me Bes Kallakun, i zili tregoi batutën që shkaktoi të qeshura pa fund te të gjithë të pranishmit.
“Unë isha duke këndu këngën: Ta gëzoj Baftjari me raki Skrapari.
Pastaj doli të fliste Z.Meta dhe tha: Është gjë shumë e bukur, që pas Baftjarit, e merr fjalën një nga Skrapari.
Unë instinktivisht kur ftova Z.Meta ngrita dy gishtat lart. Pastaj i thashë: Më fal z.Meta, por na u ka bo ves.
Mu ka bo ves mua, tha (Meta), lëre më ty”, tregoi Bes Kallaku.