Eneda Tarifa ka treguar edhe më herët në postimet në rrjetet sociale se pjesë e familjes së saj tashmë është bërë edhe maçoku JoJo.
Në videon e postuar së fundmi në Instagram ajo shfaqet duke e përkëdhelur mikun e saj me katër këmbë, teksa ai fle gjumë e tund bishtin i kënaqur. Në një moment këngëtarja dëgjohet duke i thënë në mënyrë “autoritare” “JoJo mjaft e tunde bishtin, më shiko mua”.
Dhe në fakt rezulton se JoJo qenka një maçok mjaft i bindur. Për më shumë shikoni videon gazmore ku JoJo zgjohet nga gjumi dhe përmbush “urdhrin” e pronares.