Është i njohur për sensin e tij të humorit, jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme. Bëhet fjalë për aktorin e “Portokalli-së”, Bes Kalllaku, i cili ndër të tjera ka treguar se është shumë i lidhur me fshatin dhe natyrën.

Pas videove ku del duke punuar tokën apo duke çarë drutë, kësaj here ai shfaqet duke ngrënë… lule.

Në videon e postuar së fundmi në instagram ai shfaqet duke ngrënë një lloj luleje të bardhë dhe dëgjohet teksa thotë: “Kur ishim të vegjël këto lule i hanim dhe vazhdojmë t’i hamë prapë. Pastaj çfarë ndryshimi ka lopa nga unë?”- thotë ai plot humor. 

Kur je rrit ne natyre

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on