Natën e korrik 1981, një ditë përpara dasmës së tij me princeshë Dianën, princi Charles e ka kaluar duke 'lagur jastëkun', sepse vazhdonte të ndjente për ish të dashurën e tij (dhe më pas dashnoren) Camilla Parker-Bowles.
Sipas një biografie kushtuar princit të Wales nga Sally Bedell Smith. Charles ndihej nën presion për t'u martuar me princeshën dhe ishte ende i dashuruar me Camilla-n.
Historia e Charles dhe Camilla-s është e mirë dokumentuar, të dy kanë nisur të frekuentohen pasi u takuan për herë të parë në 1971, duke nisur kështu një histori dashurie që ende do të bënte bujë dekada më pas. Sipas Smith, Charles vlerësonte faktin që Camilla ishte me këmbë në tokë, dashuronte fshatin dhe nuk i pëlqente moda.
Ata ndanin të njëjtin sens humori dhe ai pëlqente kaq shumë faktin që ajo e dëgjonte gjithmonë. Duket shumë natyrale që ai do ta donte gjithmonë, në libër shkruhet se Camilla ishte gjithnjë e qeshur dhe shumë seksi. Edhe pse lidhja e tyre ishte e lumtur, të dy u ndanë kur Charles udhëtoi jashtë Anglisë me anije mbretërore në 1973-shin. Gjatë kësaj kohë Camilla u rikthye me ish të dashurin e saj (dhe më pas bashkëshortin) Andrew Parker-Bowles.
Përpos kësaj, Charles ishte vetëm 24 vjeç dhe aspak i gatshëm për t'u nënshtruar në një lidhje. Ndaj shumë shpejt pas ndarjes, Camilla u rikthye me ish të dashurin e saj Parker-Bowles dhe u martuan në 1973-shin. Megjithatë nuk mundën të qëndrojnë gjatë pa praninë e njëri-tjetrit. Duke qenë se kishin rrethe të përbashkëta shoqërore u takuan sërish dhe rinisën lidhjen e tyre, me bashkëshortin e Camilla-s që i duhej të bënte një sy qorr. Në 1980-tën, kur Charles nisi të frekuentohet me princeshë Diana-n, kishte presion nga të gjitha anët për t'u nënshtruar në një lidhje të qëndrueshme.
Pavarësisht diferencës së tyre prej 13 vitesh, Diana duket si alternativë e mirë, ishte aristokrate, argëtuese, e bukur dhe nuk kishte një histori të njohur. Nën trysninë e vazhdueshme të familjes, veçanërisht të babait, princit Philips, Charles duhet të merrte një vendim. Ai nuk ishte i dashuruar, nuk ishte gati, por në 1981 u fejuan dhe martuan. Por marrëdhënia e tyre u kris ende pa parakaluar në altar. Diana është fotografuar duke qarë në një ndeshje golfi përpara dasmës dhe ka dashur të anulojë gjithçka, ajo ishte rreth një dekadë më e vogël se Charles, nuk kishin të njëjtat preferenca dhe ishin kaq të ndryshëm.