Një ditë pasi këngëtarja Enca Haxhia publikoi foto nga vila superluksoze që ka blerë në Tiranë, një tjetër këngëtare nxjerr në pah pasurinë e saj. Bëhet fjalë për Gjyste Vulajn, e cila gjatë një interviste për ‘Kosovarja’ ka folur për pasurinë e saj duke thënë se ka disa prona.
Ajo është e martuar me menaxherin e saj dhe kanë një djalë. Por nëse për disa artistë profesioni i këngëtares të bën të pasur, disa të tjerë thonë të kundërtën. Besa Kokëdhima disa ditë më parë deklaroi në ‘Xing me Ermalin’ se e mban ende i ati dhe se ajo e ka ditur që në fillim se kjo punë nuk do e bënte të pasur.