E gjendur në faqet e mediave rozë dhe portaleve që nga vera e vitit të kaluar e më pas edhe në finalen e Këngës Magjike, me fotot paparaci, Rozana Radi nuk ka ç’të fshehë më. Ajo jeton një marrëdhënie të bukur prej 4 vjetësh me partnerin e saj, për të cilin jo të gjitha informacionet e shpërndara online kanë qenë të vërteta.

E pyetur për këtë pjesë private në programin e pasdites së sotme “Rudina”, Rozi u dorëzua dhe vendosi të flasë për partnerin dhe bashkëjetesën. Pas lajmit dhe fotove që u postuan pas finales së Këngës Magjike, Rozana pohoi se ishte ai për të cilin mediat shkruan është partneri i saj: “Po, ai është shoku im, është e vërtetë. Ne kemi disa vite që bashkëjetojmë. Ai punon në prokurori, por nuk është prokuror. Është oficer i policisë gjyqësore. Do të doja të mos e vazhdoja më… “ ,– thotë Rozi duke sqaruar se tashmë është marrë vesh që ajo jeton një lidhje prej 4 vjetësh dhe ndihet shumë mirë.

Por nuk mund t’i shpëtojë këmbënguljes së Rudinës, e cila, me zërin e publikut do të dijë më shumë për njeriun që i ka vjedhur zemrën Rozit: “Ne e duam njëri-tjetrin. Jemi shumë mirë bashkë. Unë jam e lumtur. Kam gjetur veten. Lumturia është një fjalë e madhe, por jam njeri me këmbë në tokë… Kam gjetur veten.”

Po çfarë e tërhoqi më shumë Rozin te partneri i saj?

Lidhjen me të atin, Rozi e ka pasur shumë të fortë dhe këtë e ka thënë shpesh edhe në ekran. Kuptohet, nëse do të ishte dikush që t’i përngjante atij, ajo do të dashurohej. Dhe kështu ka ndodhur: “Ai ka një sens humori që i ngjet babit tim, ka karakterin e tim eti. Kjo është edhe gjëja që më ka bërë për vete…”

E pyetur nëse ka plane për të ardhmen, Rozi thotë se nuk është njeri që bën plane: “Unë propozim nuk kam marrë, por më pëlqen edhe kështu…” – thotë ajo, por pyetjes së Rudinës nëse pret propozim, ajo i përgjigjet menjëherë me “Po”.

Megjithatë, është e lumtur edhe kështu, duke shijuar çdo moment të bukur që i fal jeta dhe e tashmja./revistaclass/