Nga Prokuroria Publike Speciale kanë bërë të ditur se Prokuroria Publike Themelore posedon hard-disk (memorje) me mijëra materiale të përgjuara dhe porosi telefonike nga dy telefonat e liderit të LSDM, Zoran Zaev, informon portali SDK.
Hard-disku është gjetur në zyrën e Zvonko Kostovski i DSK, por ai i është dorëzuar më pas Prokurorisë Speciale.
Por kjo dosje nuk ishte përfshirë më parë në materialet e dëshmive, pasi ai nuk i ishte dorëzuar Speciales dhe siç thotë kjo e fundit, hard-disku ishte fshehur nga Prokuroria Themelore e Zvrlevskit. (INA)