Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit “Your Face Sounds Familiar” këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka performuar këngën “Bailamos” të yllit të famshëm Enrique Iglesias.
Por për këtë arsye sigurisht që i duhej të futej nën lëkurën e këngëtarit të njohur spanjoll, madje duke imituar edhe shikimin e tij.
Kjo duket se i ka sjellë në mendje Shpatit bëmat e tij në klubet e natës në Tiranë, ku ai ka aplikuar me shumë sukses këtë shikim “alla Enrique Inglesias”.
“Një natë në ‘pubet’ e Tiranës provova të përdorja shikimin si Enrique Iglesias. Dhe për pak minuta e pashë veten të rrethuar nga shtatë femra…”, rrëfeu Shpati para se të ngjitej në skenë për të imituar yllin e muzikës botërore.