Një pishë rreth 20 metra e lartë është rrëzuar rreth orës 18.30 të mbrëmjes së sotme mbi një automjet që po kalonte në një rrugë të kryeqytetit Italian Romë.

Shoferi, një italian 45-vjeçar, është dërguar me urgjencë në spital.

Autoritetet vendore kanë bllokuar menjëherë rrugën, ndërkohë që zjarrfikësit u angazhuan në largimin e pemës nga vendi ku kishte rënë.