I gjithë ekipi pedagogjik i shkollës 9 vjeçare “Myslim Hidaj” është në një mendje, kur fjala është për investimin që presin. Shkolla duhet të ndërtohet nga e para, dhe jo të bëhet rikonstruksioni i çatisë, sepse të gjitha ambientet janë të amortizura.
“Shkolla u ndërtua në vitin 1964, dhe prej asaj kohe numri i nxënësve ka ardhur në rritje. Por prej asaj kohe shkolla me mbi 330 nxënës aktualisht është amortizuar totalisht, ndërsa nuk flitet për asnjë kusht të zhvillimit të procesit mësimor. Muret janë çarë, njësoj sikur të ketë rënë një tërmet 8 ballë, bankat e karriget e fëmijëve janë tërësisht të amortizuara, ndërsa çatia është problemi më i madh. Disa herë kemi kërkuar ndërtimin e një shkolle të re, por tani mësuam që është aprovuar nga bashkia një fond prej 30 milionë lekë vetëm për rikonstruksion çatie. Prisnim që të ndërtohej shkolla nga e para, jo të bëhej rikonstruksion pjesor, sepse muret nuk mund të mbajnë më çatinë” pohoi drejtoresha e shkollës Landa Kalemi në një intervistë për Durrës Lajm.
Ndjekim deklaratën.
K.H.