Ndërsa fëmjët shkojnë në një shkollë me kushte “mizerabël”, një duzinë prindërish të nxënësve të shkollës nëntë vjeçare “Myslim Hidaj” nga Arapaj, kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar ndërtimin e një shkolle të re për fëmijët e tye.

Prindërit e rreth 330 vogëlushëve të fshatit më të afërt të Durrësit bëjnë me dije se shkolla është tërësisht e amortizuar dhe rrezikon nga momenti në moment shembjen. Prindërit thonë se i janë drejtuar bashkisë për faktin se për këtë vit janë akorduar 30 milionë lekë për rikonstruksioin e çatisë, kur në fakt, e gjithë godina i ka muret të plasaritura deri në themele.

Para Bashkisë së Durrësit banorët e Arapajt kanë qëndruar disa orë, por nuk kanë mundur të takohen me kreun e Bashkisë së Durrësit, duke paralajmëruar bojkot total të mësimit nga ana e fëmijëve të tyre ditën e martë.  

Ndjekim deklaratat e prindërve.