Plot 20 mijë paund ka paguar këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, për sistemin e sigurisë së shtëpisë së saj në Londër.
Mesa duket 26- vjeçaren e ka kapur paniku, pasi para dy vitesh shtëpia e saj me vlerë 1.3 milion euro u grabit nga disa hajdutë, ku njëri prej tyre i identifikuar si Charaf Elmoudden u arrestua.
Rita ka instaluar kamera të sigurisë CCTV, një alarm, një derë elektrike dhe sensorë të lëvizjes, si edhe një buton paniku në dhomën e gjumit.
“Ajo vazhdon të jetë e tmerruar nga ajo ngjarje dhe ka makthe gjatë natës. Edhe pse autori i krimit ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndihmuar që ajo të qetësohet”,- ka thënë një burim për Daily Mail.