Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapajt, për masë më të butë sigurie me pretendimin se nuk ka prova, duke e lënë atë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Kërkesa e Çapjat për një masë sigurie më lehtësuese u bë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore me zemrën, ndërsa kujtojmë se ai u shtrua në spital një ditë pas arrestimit më 29 mars Mars.

Ndërsa në kërkim është Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.