Midis të gjitha reagimeve të mundshme që u bënë për çiftin e vajzave lesbike që hynë në shtëpinë e Big Brother këtë edicion, nuk kishin si të mungonin dhe ato mbështetëse. Edhe pse shumë prej komentuesve arrinin deri aty sa edhe t’i mallkonin vajzat, kishte nga ata që përgëzonin ato dhe produksionin për guximin e ndërmarrë.

Një nga këto të fundit, është dhe Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel që nuk e ka përmbajtur dot revoltimin ndaj komenteve negative. Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagra, ku shkruan: “Duke lexuar të gjithë negativitetin, unë dua të shpreh mbështetjen time për këdo që zgjedh të luftojë për dashurinë. Do doja ta rrisja djalin tim në një botë ku ne jemi pranues dhe të hapur ndaj njëri-tjetrit, ku ne nuk e vendosim njëri-tjetrin në korniza. Dashuria është dashuri në të gjitha format e saj. Fat të mbarë vajza”.