24 qershori do jetë dita kur ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, do t’i japë fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen 29 vjeçare Antonella Roccuzzo.

Kohët e fundit po qarkullon një lajm se bashkëshortja e Pique-s, shokut të skuadrës së Lionel Messi-t, Shakira, nuk ka pranuar ftesën për të qenë në dasmë duke u justifikuar se ka një axhendë të ngjeshur.

Mirëpo “El Pais” shkruan se arsyeja e vërtetë e refuzimit të këngëtares 40 vjeçare është armiqësia që ka me gruan e Messit, Roccuzzo-n. Kjo pasi Antonella ka qenë kundër lidhjes së kolumbianes me mbrojtësin e Barcelonës, Piquen.

Ky mospajtim ka ardhur, pasi shoqja e saj e ngushtë, Nuria Tomas ka qenë në lidhje dashurie me Pique para se Shakira të prishte marrëdhënien e tyre në vitin 2010.