Një autobuz me tifozë napoletanë është përplasur në autostradën e Diellit me një autobuz të tifozëve të Juventusit.

Këta të fundit ishin drejtuar për një stadiumin e Xhenovës, ku do të luajë ekipi i tyre i zemrës.

Pasi autobuzi ndaloi, tifozët e Napolit e goditën atë me gurë dhe shkopinj, duke thyer kështu disa xhama.

Episodi i dhunshëm u regjistrua rreth orës 16 në autostradën mes Arezzo-s dhe Firences.

Për fat të mirë nuk ka të plagosur, por tifozët e Juventusit kaluan vërtet momente paniku.